Vllaznia mbetet në Superiore, triumfon ndaj Besëlidhjes

Futboll

Vllaznia mbetet në Superiore, triumfon ndaj Besëlidhjes

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 21:18
Vllaznia

Vllaznia do të jetë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

Në Loro Boroçi skuadra e Hysen Dedjas fitoi 3-1 ndaj Besëlidhjen në sfidën play-out duke qëndruar mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Një sukses i merituar i Vllaznisë që ishte superiore ndaj skuadrës lezhjane në çdo drejtim dhe e dominoi takimin.

Shkodranët zhbllokuan shifrat me Arsid Krujan pas çerek ore lojë, ndërkohë që 4 minuta më vonë në të 19-ën Herald Marku dyfishoi shifrat në favor të shkodranëve.

Gjithsesi Besëlidhja nuk u dorëzua dhe rihapi sfidën me golin e Djordevic në minutën e 33-të, por vetëm kaq për lezhjanët pasi pjesa e dytë foli pothuajse e gjitha për vendasit që falë finalizimit të kapitenit Gilman Lika në minutën e 79-të, vulosën qëndrimin në Superiore edhe për sezonin 2020-2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat