Favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas Arsene Wenger

Futboll

Favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas Arsene Wenger

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:27
Arsene Wenger

Manchester City dhe Paris Saint-Germain duhet të konsiderohen dy favoritët për Ligën e Kampionëve të këtij viti, sipas Arsene Wenger.

Futbolli në LK rifillon këtë javë pesë muaj pasi u ndal në fazën e nokautit për shkak të pandemisë koronavirus.

PSG luan me Atalanta në fazën çerekfinale, ndërsa Manchester City përballet me Real Madrid në raundin e 16 më të mirave pasi takimi i parë në ‘Bernabeu’ i takoi skuadrës angleze me rezultat 2:1.

“Kur ju jeni duke luajtur një ndeshje kundër Atalanta ose Atletico Madrid, gjithçka mund të ndodhë. Por për mua, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët për sa i përket potencialit të tyre”, tha Wenger për Europe 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat