Barcelona e identifikon Pochettinon si zëvendësuesin e Quique Setien

Futboll

Barcelona e identifikon Pochettinon si zëvendësuesin e Quique Setien

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:13
Barcelona e identifikon Pochettinon si zëvendësuesin e Quique Setien

Mauricio Pochettino mund të bëjë një rikthim dramatik në menaxhim te Barcelona nëse klubi zëvendëson Quique Setien këtë verë.

Pochettino ka një aventur në qytetin e Barcës, pasi më parë ka qenë menaxher i Espanyol.

Por Espanyol tani e gjejnë veten në nivelin e dytë në Spanjë dhe Pochettino kishte deklaruar më herët se ai më mirë do të kthehej dhe të punonte në fermën në Argjentinë sesa të jetë trajner në ‘Camp Nou’.

Pochettino u spekulua për detyrën te Barça në janar kur presidenti Josep Bartomeu shkarkoi Ernesto Valverde.

Në fund ishte Setien ai që e fitoi vendin e punës por pavarësisht se e mori përsipër kur Barcelona ishte në krye ai nuk arriti të fitojë ligën dhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve ai do të zëvendësohet.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me ish-trajnerin e Spurs, Pochettino dhe ai tani është kandidati numër një, nëse kërkohet një ndryshim në dy muajt e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat