Khedira pasi nuk luan në Ligën e Kampionëve: Jam i zhgënjyer me veten

Futboll

Khedira pasi nuk luan në Ligën e Kampionëve: Jam i zhgënjyer me veten

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:42
Sami Khedira

Mesfushori i Juventusit Sami Khedira nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Maurizio Sarri së bashku me shokun e skuadrës Douglas Costa për shkak dëmtimi.

Futbollisti gjerman ka reguar në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin për faktin se ka humbur një pjesë të rëndësishme të sezonit, por këmbëngul se do të vazhdojë të luajë për bardhezinjtë për të plotësuar ciklinin e sukseseve.

“Një sezon shumë i ashpër për mua! Jam i entuziazmuar për suksesin e klubit për titullin e nëntë kampion, por që prej dhjetorit jam i zhgënjyer shmë. Dy dëmtime më lanë të luaja vetëm 18 ndeshje. Pres më shumë nga vetja. Më besoni, po punoj dhe po stërvitem fort për të qenë sërish në maksimumin tim”.

”Që kur kam ardhur këtu para 5 vitesh kishim një cikël të suksesshëm dhe kemi ende një trofe për të fituar. Do të jap gjithçka për t’u kthyer në formën më të mirë. Jam i bindur se do të vazhdojmë të shkruajmë historinë për Juventusin”, deklaron Kedira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat