Lenglet paralajmëron shokët e skuadrës: Napoli skuadër e vështirë për t’u mposhtur

Futboll

Lenglet paralajmëron shokët e skuadrës: Napoli skuadër e vështirë për t’u mposhtur

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:10
Clement Lenglet

Clement Lenglet ka dhënë komentet e tij lidhur me ndeshjen e ardhshme të Barcës.

Barcelona do të kthehet në garat evropiane këtë javë, ku në kalendar e pret ndeshja me Napolin.

Kjo ndeshje do të jetë e dyta në fazën e 1/16-ës, pas barazimit 1:1 në ‘San Paolo’.

Qendërmbrojtësi francez i Barcelonës, Clement Lenglet e di se katalanët do të kenë punë të vështirë.

“Napoli janë skuadër e vështirë për t’u mposhtur, dhe ne kemi luajtur baras 1:1 kundër tyre në ndeshjen e parë”, ka thënë Lenglet.

Ne kemi avantazh të lehtë pasi luajmë vendas, por nuk është avantazh i madh. Ne do të na duhet ndeshje e mirë për t’u kualifikuar dhe të shkojmë në Portugali, ku pastaj synojmë maksimumin”, ka shtuar francezi.

Lenglet ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Quique Setien gjatë këtij edicioni.

Ai pritet të jetë startues edhe në ndeshjen të cilën Barcelonë e luan në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat