Sky Sports: Kamberi do të largohet nga Hibernian

Futboll

Sky Sports: Kamberi do të largohet nga Hibernian

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:45
Florian Kamberi

Sky Sports ka mësuar nga burimet e veta FC St Gallen ka arritur marrëveshje me Hibernian për të nënshkruar me sulmuesin Florian Kamberi.

Futbollisti i Kombëtares shqiptar që kaloi në huazim sezonin e fundit në Rangers, është përcjellur nga skuadra zvicerane dhe ka mundësi që ta transferojë atë më një marrëeshje permanente.

Kamberi, është në fund të kontratës së tij në Hibs, është në Zvicër ku edhe e ka kaluar vetizolimin derisa Premiershipi i skocez ishte suspenduar në mars.

Duket se Kamberin nuk e duan as tifozët e Hibs pasi që ai e kishte përshkruar kalimin si i huazuar te Rangers si një “kalim ëndrrash”.

Menaxheri i skuadrës i kishte përshkruar këto komente të tij si “të pazakonshme” kurse javën e kaluar 25 vjeçari duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin nga Edinburgh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat