Zyrtare: Vendoset se kur fillon sezoni 2020/21 në top pesë ligat evropiane

Futboll

Zyrtare: Vendoset se kur fillon sezoni 2020/21 në top pesë ligat evropiane

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:47
ilustrim

Serie A ka njoftuar se edicioni 2020/21 do të fillojë më 19 shtator dhe do të përfundojë më 21 maj të vitit të ardhshëm.

“Pas një mbledhje të mbajtur me të gjitha klubet, është vendosur unanimisht që sezoni 2020/21 të fillojë më 19 shtator dhe të përfundohet më 21 maj të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e ligës italiane.

“Në këtë mbledhje janë marrë edhe vendime se si të ketë data të menagjueshme në rast se sërish ndërpritet futbolli dhe se si klubet të respektojnë masat anti-COVID”.

Më poshtë janë përcaktuar se kur hapet afati i transferimeve, shorit i Ligës së Kampionëve, ai i Evropës dhe kur fillojnë ligat evropiane:

4 gusht – Hapet afati kalimtar në La Liga

21 gusht – Finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2019-20

22 gusht – Fillon Ligue 1 2020-21

23 gusht – Finalja e Ligës së Kampionëve 2019-20

1 Shtator – Hapet afati kalimtar në Serie A

12 Shtator – Fillojnë Liga Premier 2020-21 dhe La Liga 2020-21

18 Shtator – Fillon Bundesliga 2020-21

Bayern Munich (Photo by Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

19 Shtator – Fillon Seria A 2020/21

24 Shtator – 2020 Kupa e Kupës së UEFA-s

1 Tetor – Shorti në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve 2020-21

2 tetor – Shorti në fazën e grupeve të Ligës së Evropës 2020-21

5 tetor – mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier, Serie A, Bundesliga, La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat