Depay kërcënon Juventusin: Jam gati - Bota Sot
Depay kërcënon Juventusin: Jam gati

Futboll

Depay kërcënon Juventusin: Jam gati

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:15
Memphis Depay

Memphis Depay ka lëshuar një paralajmërim për skuadrën e Juventus.

Ylli holandez i Olympique Lyon, Memphis Depay, ka bërë të ditur se është absolutisht gati për kampionët e Italisë.

Depay beson se me rregullat e reja nga UEFA të gjithë janë favoritë në Ligën e Kampionëve.

“Ishet ndeshja e parë që kam parë pas lëndmit (fitorja 1:0 e Lyon kundër Juves). Shihja shpirtin e skuadrës dhe më bëri të lumtur. Juve nuk luajtën mirë, por tani, muaj më vonë, situata është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Depay.

“Por, kjo kohë më ka mundësuar edhe mua që të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam gati. Kjo është krejt çfarë kam për të thënë”, ka shtuar holandezi.

Memphis Depay është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Lyon, dhe lojtari për t’u markuar nga Juventus.

Lyon gëzon epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë dhe këtë synojnë ta ruajnë edhe në ndeshjen e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat