Garcia dëshiron të bisedojë me Guardiolan, e ardhmja e tij në pikëpyetje pas interesimit nga Barcelona

Futboll

Garcia dëshiron të bisedojë me Guardiolan, e ardhmja e tij në pikëpyetje pas interesimit nga Barcelona

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:29
Barcelona i ka hapur telashe Manchester Cityt lidhur me Eric Garcia, pas interesimit që kanë treguar për lojtarin.

Eric Garcia është dëshira e madhe e Barcelonës.

Barcelona i ka hapur telashe Manchester Cityt lidhur me Eric Garcia, pas interesimit që kanë treguar për lojtarin.

Raoprtime nga Katalunia bëjnë të ditur se Eric Garcia ka kërkuar të ulet dhe të bisedojë me Pep Guardiolan.

Lojtari dëshiron që pas Ligës së Kampionëve të flas me trajnerin për të ardhmen e tij.

Barcelona në anën tjetër po monitoron me kujdes situatën dhe janë gati të ofrojnë 10 milionë euro për të.

Përveç 10 milionëve, Barcelona pritet të ofrojë edhe bonuse, varësisht nga paraqitjet.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos qendërmbrojtësi sa i përket të ardhmes, ose sa City do të kërkojnë për kartonin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat