Courtois me synim të veçantë kundër Man City

Futboll

Courtois me synim të veçantë kundër Man City

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:52
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois do të ketë një synim shtesë anash fitores, kundër Manchester City.

Portieri belg do të ketë punë të vështirë këtë javë në Ligën e Kampionëve, kur do t’i duhet të ruaj portën e paprekur kundër Manchester City.

Real Madrid udhëton drejt ‘Etihad Stadium’ me disavantazhin 1:2, kurse portieri Courtois do të ketë një synim të veçantë.

Courtois do ta sfidojë veten për të mos pranuar gol, dhe nëse e bën këtë, do të ishte hera e parë për të që nuk pranon gol ndaj Man City.

Në nëntë ndeshje kundër ‘Citizens’, belgu ka pranuar 11 gola.

Ai u obligua ta nxirrte topin nga rrjeta së paku një herë në secilën ndeshje të luajtur ndaj Manchester City.

Mbetet të shihet nëse këtë javë në Ligën e Kampionëve ai do të thyej ‘mallkimin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat