Rama te Kukësi?

Futboll

Rama te Kukësi?

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:07
Rama te Kukësi?

Trajneri i ri i Kukësit Skënder Gega u prezantua sot në ambjentet e stadiumit “Air Albania” si tekniku i ri i verilindorëve.

Përpara mediave, ish-trajneri i Partizanit deklaroi se menaxhimi i verilindorëve dallon nga ajo e Partizanit pasi në verën e vitit të kaluar, të kuqtë kishin shumë gjëra për të ndryshuar.

I pyetur rreth planeve të merkatos së verilindorëve, Gega deklaroi se nuk ka ndërmend të kontaktojë lojtarë brenda apo jashtë Shqipërisë që janë nën kontratë me klubet respektive.

Në lidhje me pjesëmarrjen në Ligën e Euroës, tekniku i ri i Kukësit u shpreh optimist për të kaluar raundin e parë.

“Largimet nga Kukësi – Janë larguar 4 lojtarë, edhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpunimin. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha, do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, po të shikojmë me qetësi. Asnjë person që është nën kontratë në kampionatin tonë, kurrë se kam çuar në mendje ta kontaktojë.

Kontrata – Është 1-vjeçare. Është sfidë dhe nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shiklojmë ndeshjet e Europës. Të bëjmë një paraqitrje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin. Për kontratën time, të flasim pas një viit. Nga paraqitja e një viti me Partizanin kundër Mariborit kam mësuar shumë. Championsi dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Jam më optimist se ekipi është më i konsoliduar sesa Partizani vjet. Do të punojmë fort, nuk mund të planifikojmë sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash avash.

Të jem i sinqertë. Kukësi ishte afër për të dalë kampion. Futbolli në Shqipëri këtë vit, nuk ka ndodhur më para, është aktivizimi i moshave të reja. Është gjë pozitive që prodhimi jonë po promovohet.”, deklaroi Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat