Ronaldo ishte gati të bashkohej me PSG-në

Futboll

Ronaldo ishte gati të bashkohej me PSG-në

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:08
Ronaldo ishte gati të bashkohej me PSG-në

Cristiano Ronaldo mendoi largimin nga Juventusi për t’u bashkuar me PSG, para se koronavirusi të ndalonte futbollin dhe përparimin e një negociate të tillë të mundshme. “France Football” raporton se 35-vjeçari portugez ka dëshirë të luajë së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar në kryeqytetin francez, por fillimi i pandemisë së fundit globale i dha fund çdo shansi për t’u materializuar marrëveshja, shkruan telesport.

Ja shkrimi i “France Football”:
“Golashënuesi më i mirë i Europës në vitin 2020, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, vazhdon t’i bëjë të pavlefshëm kufijtë e moshës. Në kërkim të rekordeve, asgjë nuk është e ndaluar për të. Madje, as një largim nga Juventusi këtë verë. Ishte 22 tetori 2019. Në një restorant ishin bërë bashkë drejtuesit e Juventusit; Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved; Gigi Buffon, Jorge Mendes, dhe natyrisht, Cristiano Ronaldo. Juve sapo kishte mposhtur Lokomotivën e Moskës në Ligën e Kampionëve (2-1). Por, as aroma e ushqimit dhe as gotat e një vere të shijshme të kuqe nuk arritën ta zbehin zhgënjimin e CR7, “memec” me rusët. Ishte një ndjenjë e përmbajtur zemërimi, që gjallëroi një Ronaldo të zjarrtë, i veshur i gjithë me të zeza.

Njeriu që nuk i pëlqen të humbasë. Edhe pse Juve nuk kishte humbur atë natë, kishte treguar një performancë të zbehtë. Cristiano Ronaldo e urren skuadrën e tij, kur nuk jep maksimumin. Në kulmin e zhgënjimit, në ato momente, ai e imagjinon veten diku tjetër. Aty ku mund t’ia kuptojnë më mirë ambiciet. Aty ku do t’i jepen mjetet për të shkuar edhe më lart. Atje ku do ta dashurojë paarsyeshëm atë. Në Paris, për shembull.

Pista e PSG, e dobësuar nga Covid-19
Atë natë, shumë më vonë, portugezi ëndërroi një “Parc des Princes” të mbushur. CR7 e mendoi veten në një skuadër me Neymar, afër të cilit ishte edhe Mbappé, lojtar që e adhuron. Ai ëndërroi për një klub dhe një qytet ku u kurorëzua kampion europian në vitin 2016 me Portugalinë.

Ai ëndërroi, zgjuar, për hapjen e një dere. Nasser al-Khelaïfi do të kishte qenë gati t’i jepte fletë të bardhë, për ta shkruar vetë shumën e parave, vetëm që Ronaldo të bëhej lojtar i PSG. Por kohët kanë ndryshuar. Covid-19 i ka ngushtuar fatet dhe ridizajnuar të ardhmen. Edhe të klubeve më të mëdhenj e të pasur financiarisht. Mjedisi shumë i ngushtë i lojtarit i konsideroi shumë të mundshme shanset e CR7 për ta lënë Juventusin. Torino nuk është Madridi. Torino nuk është Premier League. Torino fshihet pas maleve. Klubi mund të jetë i madh, por skuadra nuk është e madhe.

CR7 nuk është i lumtur për këtë. Ai nuk është i lumtur as atje… Por, Covid-19 e ndërpreu këtë ëndërr, që mund ta shihte pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në Paris, ndoshta që kësaj vere”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat