Baftiu pranë transferimit te Rapidi?

Futboll

Baftiu pranë transferimit te Rapidi?

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:07
Baftiu pranë transferimit te Rapidi?

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm nën fanellën e Ballkanit, Blend Baftiu mund të transferohet në Evropë.

Lajmet e fundit nga Austria bëjnë të ditur që Baftiu është pranë kalimit te skuadra e njohur e këtij vendi, Rapid Wien, përcjellë Olle.

Mediumi i atjeshëm, “Heute”, shkruan për interesimin e Rapidit për talentin prishtinas.

“Baftiu është golashënuesi më i mirë në ligën kosovare, një lojtar i fortë që driblon dhe ka konkretizim të shkëlqyeshëm”, shkruan gazeta e atjeshme.

“Lojtari i ekipit U-21 të Kosovës ka bërë debutimin e tij me Kombëtare dhe së fundmi u votua nga UEFA në mesin e 50 talentëve më tërheqës në Evropë”, thuhet tutje.

Gazeta thekson faktin që Rapidi ka konkurrencë nga Turqia për Baftiun, i cili kërkohet edhe nga Besiktas e Galatasaray.

Përpos “Heute”, për interesimin e Rapidit për Baftiun kanë shkruar edhe disa mediume tjera austriake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat