Benzema i befason të gjithë; premton të boksojë

Futboll

Benzema i befason të gjithë; premton të boksojë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:24
Benzema i befason të gjithë; premton të boksojë

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, kishte një përgjigje të thjeshtë kur u pyet nëse dashuron një sport tjetër, ndoshta në artet marciale të përziera, me të cilat mund të merret pasi t’i japë fund karrierës si futbollist: “Nuk ka problem për mua, mund të merrem me kickbox. Unë jam gati për të!” Benzema, 32 vjeç, shijoi një sezon të shkëlqyer me Real Madridin, duke shënuar 21 gola dhe dhënë 8 asiste. “Los Blancos” mposhtën Barcelonën në garën për titullin e La Liga-s.

Një formë e tillë sugjeron se Benzema ka ende mjaft në këmbë si futbollist, edhe pse mund t’i afrohet muzgut të karrierës së tij. Gjithsesi, ka edhe sfida të tjera që e tërheqin sulmuesin francez, duke përfshirë luftimin në ring. 

Benzema mori pyetje nga disa miq për një video në YouTube, njëra prej të cilave vinte nga kikboksieri francez, Fouad Ezbiri. Ai tha se i adhuron sportet luftarake, duke mos fshehur dashurinë për legjendën Mike Tyson:

“Gjithmonë i shikoj me shumë vëmendje sportet luftarake, adhuroj të stërvitem në to. Kur të përfundoj karriera ime në futboll, pse mos të stërvitem me ju për gjashtë muaj? Pastaj, kur ti të mendosh se jam i gatshëm të ngjitem në ring, unë nuk do ta kem problem që të debutoj. Betohem në Zot, jam gati për këtë. Mike Tyson është legjenda, që e kam shikuar me admirim dhe gjithmonë në rrugë, me shokët, kam bërë lëvizjet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat