Kamberi refuzon dhe zgjedh të luajë në Zvicër

Futboll

Kamberi refuzon dhe zgjedh të luajë në Zvicër

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:33
Kamberi refuzon dhe zgjedh të luajë në Zvicër

Florian Kamberi është i vendosur të luajë në Zvicër me skuadrën e St. Gallenit. Sulmuesi, që pret të debutojë me Shqipërinë ka refuzuar një kontratë dy-vjeçare për të luajtur me Glasgou Rangers.

Media skoceze “Sun Sport” raporton se klubi i njohur i Skocisë, i cili ka për trajner Steven Gerrardin, i ka ofruar lojtarit shqiptar një marrëveshje për ta blerë dhe për të qëndruar për dy vite me ta.

Por, Kamberi ka preferuar nënkampionët e Zvicrës St. Gallenin, të cilët do të luajnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës.

Megjithëse la mbresa pozitive te Gerrard, Kamberi ka zgjedhur kampionatin zviceran, pasi aty ka hedhur hapat e para si lojtar profesionist dhe ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat