Avdyli ndahet me Kukësin

Futboll

Avdyli ndahet me Kukësin

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:23
Avdyli ndahet me Kukësin

Ilir Avdyli i ka dhënë fund bashkëpunimit me Klubin Futbollistik “Kukësi”, teksa ka njoftuar për ndarjen përmes një publikimi në llogarinë e tij sociale “Facebook”.

Avdyli ka falenderuar klubin e Kukësit dhe i ka uruar suksese në vazhdim.

“Faleminderit për të gjitha FK Kukësi.. dhe shumë suksese ne vazhdim”, ka shkruar Ilir Avdyli.

Portieri nga Llapi me parë në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e: Drenicës, Llapit, Hajvalisë, Kekut dhe Ferizajit.

Ndërsa në Shqipëri: Tiranës, Kamzës dhe së fundmi Kukësit. Kurse në Maqedoni ekipit shqiptar nga Tetova, Shkëndijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat