Tjetër goditje e Shkëndijës

Futboll

Tjetër goditje e Shkëndijës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:25
Tjetër goditje e Shkëndijës

Shkëndija godet sërish në merkato. Klubi nga Tetova ka zyrtarizuar me fillimin e javës dhe blerjen e Antonio Pavicit.

25-vjeçari firmosi një kontratë 1+1 me kuqezinjtë pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore. Pavic cilësohet si një blerje e rëndësishme për ekipin e Shkëndijës teksa vjen dhe skuadra boshnjake e Zeleznicar dhe aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, teksa mund të ndihmojë ekipin dhe në manovrën sulmuese.

Vetë lojtari në videon e prezantimit u deklarua shumë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes duke konfirmuar dhe objektivin që është fitimit i titullit kampion.

Pavic bëhet blerja e katërt e Shkëndijës në këtë merkato verë pasi u zyrtarizuan dhe Bejtullai, Doriev dhe Bruno Dita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat