Brentford-Fulham, për një vend në elitë dhe 200 milion euro

Futboll

Brentford-Fulham, për një vend në elitë dhe 200 milion euro

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:41
Brentford-Fulham, për një vend në elitë dhe 200 milion euro

Sonte në stadiumin “Uembli”, në orën 20.45 minuta,  do të zhvillohet përballja finale e plej offit të Championshipit, ku skuadrat e Brentfordit dhe Fulhamit, do të luftojnë për vendin final, që sjell kualifikimin në elitën e futbollit anglez, por edhe për shpërblimin në vlerë prej 200 mln euro.

Brentfordi, plot 77 vite është në pritje të avancimit në Premier Ligën e Anglisë dhe në anën e saj është tradita e përballjeve me Fulhamin.

Në këtë sezon, Brentfordi ka shënuar 2 fitore ndaj Fulhamit, duke mos pranuar asnjë gol.

Në gjysmëfinale, Fulhami eliminoi Kardifin (2-0, 1-2) ndërsa Brentforti ishte më i mirë se Suonsi (0-1, 3-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat