Ancelotti kthehet te 'tragjedia' e Stambollit

Futboll

Ancelotti kthehet te 'tragjedia' e Stambollit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:52
Ancelotti kthehet te 'tragjedia' e Stambollit

Carlo Ancelotti, në intervistën e gjatë që dha në C Run delo Sport, u kthye të flasë për finalen e famshme të Champions League në Stamboll 2005. “Finalja e luajtur më mirë dhe më bukur! Gjithë të tjerat ishin të ekuilibruara. Në Stamboll ne ishim superior ndaj Liverpoolit, mund të kishim përfunduar në pjesën e parë 4 ose 5 me 0, dhe jo me tre gola siç ndodhi”.

“Pastaj vazhdoi ashtu si shkoi… Kur arritëm te penalltitë tashmë e dija që do të humbisnim… Dhe mendoni, kisha gjuajtësit më të mirë të penalltive: Pirlo, Sheva, Kaka, Tomasson dhe Serginho, ndryshe nga dy vjet së pari kur u detyrova të paraqesja tre nga pesë mbrojtës. Kaladze dhe Nesta si dhe Serginho”.

“Kur arritëm të metabolizojmë Stambollin? Dy vjet më vonë, duke mundur Liverpoolin në Athinë. Mbaj mend që pas gjysmëfinales së Chelsea në TV të gjithë brohoritëm për Liverpool, dukej një shenjë e fatit. i njëjti kundërshtar, i njëjti trajner, një tjetër finale, mundësia e shërimit të plagës”.

Trajneri i Everton nuk harron gjithashtu edhe atë që sot e quajnë ende “Ndeshja Perfekte”: “Gjysmëfinalja e vitit 2007 me United, 3-0, Kaka ishte i jashtëzakonshëm. Dikush e quajti atë ndeshje perfekte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat