Guardiola nuk ndalet me transferimet - Bota Sot
Guardiola nuk ndalet me transferimet

Futboll

Guardiola nuk ndalet me transferimet

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:58
Guardiola nuk ndalet me transferimet

Pep Guardiola mund të thuhet se është njëri ndër trajnerët që ka shpenzuar më së shumti në histori në transferimin e lojtarëve, në mos i pari.

Trajneri spanjoll për tri edicione te Manchester City, ka arritur të shpenzojë mbi 400 milionë euro vetëm në transferimin e mbrojtësve.

Por, Guardiola deri më tani ka dështuar në të shumtën e rasteve dhe në këtë verë po ashtu dëshiron të shpenzojë në fazën defanzive.

Sipas The Athletic, spanjolli ka në dispozicion 400 milionë euro për t’i realizuar shënjestrat e kësaj vere.

Citizens duan të transferojnë Nathan Aken, Ferran Torresin, David Alaban dhe Kalidou Koulibalyn, që janë në krye të listës së Guardiolës, e këtu nuk përjashtohet as sulmuesi Lautaro Martinez.

Manchester City i shpëtojë dënimit nga UEFA fal ankesës në CAS (Gjykata e Arbitrazhit në Futboll), pasi mund të ishte ndëshkuar për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat