Jusuf Tortoshi - trajneri i shquar i Gjeneratës së Republikës  - Bota Sot
Jusuf Tortoshi - trajneri i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Jusuf Tortoshi - trajneri i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:26
Jusuf Tortoshi - trajneri i shquar i Gjeneratës së Republikës 

Në vitet e 70-ta superlojtar, në vitet e 80-ta futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri, si dhe në vitet e 90-ta trajner i shquar i Gjeneratës së Republikës, në vitet e pasluftës trajner i suksesshëm. 

Është Jusuf Tortoshi, që ka shijuar pothuajse të gjitha periudhat, nga stadiumet përrallore e deri të balta.
Tortoshi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai me mijëra sportistë ka dhënë kontribut të madh për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai për asnjë çast nuk u tremb por u angazhua maksimalisht në vitet e 90-ta, duke i rezistuar fuqishëm regjimit kriminal serb. 
Tortoshi sot është i lumtur që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, secila disiplinë sportive i zhvillon aktivitetet në stadiume dhe palestrat sportive që u ndërtuan nga qytetarët e Kosovës. Tortoshi aktualisht është kryetrajner i Flamurtarit të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat