Mesazhi emocionues i Buffonit për Casillas

Futboll

Mesazhi emocionues i Buffonit për Casillas

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:03
Legjenda spanjolle vendosi të pensionohej nga futbolli, pas një karriere të pasur si portier.

Gianluigi Buffon ka shpërndarë një mesazh emocionues pas konfirmimit të lajmit për pensionimin e Iker Casillas.

Legjenda spanjolle vendosi të pensionohej nga futbolli, pas një karriere të pasur si portier.

Në vitin e kaluar, Casillas kishte pësuar një sulm në zemër, dhe nga ajo kohë nuk ishte paraqitur në asnjë ndeshje, dhe sot, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

“Ata thonë se konkurrenca na bën neve më të mirë se të tjerët, por jo përballë përsosmërisë me veten”, ka shkruar Buffon.

“Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë është ajo që na bëri këta që jemi. Faleminderit Iker, pa ty, gjithçka do të kishte pasur më pak kuptim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat