Dikur e largoi nga Reali, por sot Mourinho thotë fjalët më të mira për Casillas

Futboll

Dikur e largoi nga Reali, por sot Mourinho thotë fjalët më të mira për Casillas

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:09
Iker Casillas dhe Jose Mourinho

Iker Casillas sot (e martë) ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesional.

Jose Mourinho, ish trajner i tij te Real Madrid, ka folur për spanjollin, duke e cilësuar në mesin e portierëve më të mirë në botë.

Kujtojmë se raportet e dyshes nuk kanë qenë më të mirat, me Jose Mourinho që kishte vendosur të ulte në bankinë spanjollin, i cili më pas ishte larguar nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Portos në Portugali.

“Inteligjenca dhe pjekuria e tij na kanë bërë që gjithmonë të respektojmë njëri-tjetrin dhe vite më vonë ne madje kemi qenë në gjendje të kultivojmë një miqësi të ndershme”, ka deklaruar Mourinho.

“Ai është një portier historik për Real Madridin, Spanjën dhe futbollin botëror”.

“Me të fitova Ligën e Rekordeve dhe me të kam pasur momente të vështira shkaku i vendimit tim profesional dhe jo personal”.

Vendin e Casillas atëkohë te Real Madrid e pati zënë Diego Lopez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat