Guardiola kundër Zidanes

Futboll

Guardiola kundër Zidanes

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:40
Guardiola kundër Zidanes

Kur Pep Guardiola u largua nga Barcelo na, askush nuk mendonte se rekordi i tij i 14 trofeve në 247 ndeshje do të arrihej ndonjëherë. Por Zinedin Zidan po i afrohet këtij rekordi. Francezi ka që tani një mesatare më të mirë trofesh për numër ndeshjesh sesa katalanasi (1 çdo 19 ndeshje krahasuar me 1 çdo 22 të teknikut të Sitit). Por nëse fokusohemi te periudha më e suksesshme e tij në “Camp Nou”, Pep fitoi 1 trofe çdo 18 ndeshje, duke e lënë pas rivalin e Realit që do të ketë përballë të premten në “Etihad”.

Mançester Siti do të tentojë që në “Etihad” të ruajë avantazhin e siguruar në Madrid 2-1 për të prerë biletën në çerekfinalet e Champions-it në Lisbonë. Dy mentalitete sulmi -Reali i Madridit udhëton drejt Mançesterit me rekordin më të mirë të mbrojtjes në pesë kampionatet kryesore të Europës, ndërsa Siti krenohet me sulmin më të mirë pasi shënoi 102 gola. Janë dy trajnerë që u pëlqen të mbrojnë dhe sulmojnë, me Realin që shënon 2.4 gola mesatarisht për ndeshje, duke mos qenë larg makinerisë së Guardiolës (2.58 gola).

Tekniku i Sitit fiton më shumë sesa rivali i tij 73.8% të 639 ndeshjeve në karrierë, duke humbur vetëm 74. As këtu Zidan nuk është larg, me 67.14% fitore, duke humbur 26 ndeshje nga 210. Në 11 trofetë që francezi ka fituar me Realin, bie në sy se ai nuk ka gabuar në asnjë nga 9 finalet ku ka shkuar, mes tyre 3 triumfe radhazi në Champions, trofe që Pep nuk ka arritur ta bëjë të tijin që kur u largua nga Barcelona. Megjithatë, nëse ka një trajner që dominon në shtëpi, veçanërisht në kampionat, ai është Guardiola, i cili ka fituar 8 tituj kampionë.

Ai humbi vetëm një titull ndaj Realit në 4 vite te Barça, përpara se të triumfonte 3 herë në Bundesligë me Bajernin dhe dy sezone në katër me Sitin.

Në përballjen e tyre të parë kokë më kokë të këtyre dy trajnerëve të shkëlqyer, Pep i dha leksion rivalit të tij. Katalanasi do të kërkojë të përsërisë vetveten edhe të premten dhe ta eliminojë një skuadër të Zidanit për herë të parë në Europë për të vazhduar ëndrrën e trofeut historik, aq shumë të dëshiruar në “Etihad”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat