Zyrtare: City kompleton transferimin e Ferran Torres

Futboll

Zyrtare: City kompleton transferimin e Ferran Torres

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:29
Ferran Torres ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me nënkampionin nga Liga Premier.

Manchester City ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Ferran Torres nga Valencia.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me nënkampionin nga Liga Premier.

Anësori kaloi te Citizens për një shumë rreth 25 milionë euro, ndërsa është shprehur shumë i lumtur me kalimin në Etihad.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Cityt”, ka thënë Torres, “Çdo lojtarë dëshiron të luajë në një skuadër me lojë sulmuese si Manchester City”.

Pep Guardiola luan lojë të hapur, agresive, gjë që e duan unë dhe ai është një trajner që i zhvillon më shumë lojtarët”, ka shtuar më tej ai.

Torres është një lojtar që mund të luajë në të dy krahët e sulmit, derisa ishte kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat