Edinson Cavani po bëhet gati për një aventurë të re në karrierën e tij.
Sulmuesi i Kombëtares së Uruguait tashmë është larguar nga PSG, duke mos qëndruar për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Cavani ka qenë i lidhur me Interin dhe Atletico Madridin.
Por, tani mediet në Portugali bëjnë të ditur se Benfica i ka ofruar lojtarit një kontratë një vjeçare, me pagë prej 2.5 milionë euro.
Edinson Cavani gjatë karrierës së tij ka edhe fanellën e Palermos dhe Napolit.