Lojtarët e FC Prishtinës do të testohen për COVID-19

Futboll

Lojtarët e FC Prishtinës do të testohen për COVID-19

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

FC Prishtina do t’i nënshtrohet një testimi të dytë para fillimit të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare.

Për dallim nga vendet evropiane, ku lojtarët janë testuar çdo dy ditë, në Kosovë, ekipet e Superligës kanë testuar lojtarët vetëm një herë deri më tani, para rifillimit të pjesës së mbetur të sezonit.

FC Prishtina, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se lojtarët do t’i nënshtrohen një testimi, me kërkesën e klubit.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Duam të sqarojmë opinionin që FC Prishtina do të testohet me kërkesën e saj për shkak fillimit të përgatitjeve. Ky është testimi i dytë që skuadra bënë gjatë pandemisë, ndërsa do ta bëjë edhe një tjetër me gjasë para ndeshjes kualifikuese në Evropa Ligë.

Çdo gjë tjetër që mund të lexoni është spekulim i pastër. Nuk ka skuadër a klub vendor që nuk ka dyshuar për ndonjë të infektuar dhe gjithmonë me test apo pa test ata futbollistë iu janë shmangur seancave stërvitore dhe në kohë të caktuar janë vetizoluar.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat