Manchester United me ofertë të majme për Chiesan

Futboll

Manchester United me ofertë të majme për Chiesan

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:51
Federico Chiesa

Gjigandi anglez, Manchester United tash e një kohë është interesuar për shërbimet e yllit të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Madje, në bazë të raportimeve të “La Nazione”, thuhet se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar tashmë edhe një ofertë rreth 55 milionë euro për shërbimet e futbollistit italian.

Reprezentuesi i Italisë ka qenë i lidhur edhe me një kalim te kampioni i Italisë, Juventusi.

Chiesa është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016, ndërsa ftesën e parë në Kombëtaren e Italisë e ka marrë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat