Ish-lojtari i Barcelonës: Nuk e meritova të shitem

Futboll

Ish-lojtari i Barcelonës: Nuk e meritova të shitem

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:03
Ish-lojtari i Barcelonës: Nuk e meritova të shitem

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Carles Perez beson se nuk e meritonte të shitej nga klubi në janar.

Tani në Romë, anësori i ri foli për situatën e tij aktuale dhe dha detaje për atë që ndodhi me Blaugranët.

“Që kur isha lojtar i të rinjve, unë kisha oferta të largohesha nga Barcelona, disa prej tyre nga Anglia”, i tha ai EFE.

“Edhe kur isha te Barcelona B kam pasur oferta nga skuadrat e mëdha dhe gjithmonë kam thënë jo sepse kam dashur të shkoj në ekipin e parë [Barcelona]”.

“Atëherë unë i kisha mundësitë e mia dhe mendoj se i shfrytëzova më së shumti prej tyre. Në fakt, madje kam marrë një kontratë si një lojtar i ekipit të parë”.

”Jam befasuar kur pashë vendimin e tyre për të më larguar. Mendoj që nuk e kam merituar”, potencoi Perez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat