Drita në bisedime

Futboll

Drita në bisedime

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:28
Drita në bisedime

Derisa skuadra po përgatitet për ndeshjet e fazës preliminare të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Dritës po punojnë në afatin kalimtar për të forcuar ekipin në disa reparte.

Një prej pozitave ku gjilanasit duan një top-transferim është ajo e mbrojtësit të majtë.

Pas largimit të Liridon Lecit, aktualisht Drita në skuadër për atë pozitë ka vetëm Ilir Blakqorin, andaj bardhekaltërit kanë punuar vazhdimisht këto ditë për të sjellë edhe një lojtar tjetër.

Pista Arbër Potoku u mbyll me rinovimin e tij te Ballkani, ndërsa edhe ajo e Gledi Micit është thuajse e pamundur për shkak të kërkesave shumë të larta ekonomike të futbollistit.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve pranë klubit gjilanas se Drita është në negociata të avancuara me Arago Jamal.

Futbollisti ka qenë më parë pjesë e Gjilanit dhe Prishtinës në Kosovë dhe e njeh mirë futbollin vendor, e kjo është një prej arsyeve se pse Drita e do medoemos në skuadër.

Jamal ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2018/19.

Nuk dihet nëse akordi përfundimtar është arritur apo jo, mirëpo gjasat janë pozitive që Jamalin ta shohim për herë të tretë në futbollin tonë, me tri fanella të ndryshme.

Ai ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2018/19, për t’u larguar në verën e vitit të kaluar.

Dy edicionne më herët, në atë 2016/17, Jamal ishte futbollist i Gjilanit.

Përpos anës së majtë, ganezi ka treguar paraqitje solide edhe në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat