Manchester Unitedi do të vihet pas lojtarëve tjerë

Futboll

Manchester Unitedi do të vihet pas lojtarëve tjerë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:46
Sancho

Manchester Unitedi do të vihet pas lojtarëve tjerë nëse nuk arrin marrëveshje me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon.

Anësori anglez mbetet synimi kryesor i Ole Gunnar Solskjaerit për këtë verë, por "Goal" raporton se klubi mund të largohet nga kjo pistë nëse nuk arrihet marrëveshja për shumën e transferimit.

Besohet se klubi gjerman dëshiron 120 milionë euro për ish-anëtarin e Manchester Cityt, por Machester Unitedi nuk mund ta përballojë këtë shumë shkaku i krizës që ka shkaktuar pandemia.

Mediat raportojnë se Sancho ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Unitedin, por klubet ende nuk janë afër marrëveshjes.

Manchester Unitedi është ende duke i vuajtur pasojat e transferimit të Alexis Sanchezit dhe pagës së tij të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat