Neymar: Nuk fshihemi

Futboll

Neymar: Nuk fshihemi

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:55
Neymar: Nuk fshihemi

Neymar ka folur për faqen zyrtare të PSG-së, duke paralajmëruar Atalantën para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Ylli brazilian është shprehur se është në formën më të mirë që kur është transferuar tek PSG-ja.

“Gjatë këtyre tri viteve kam marrë shumë njohuri. Unë kam jetuar nëpër momente të lumtura dhe të vështira, veçanërisht kur dëmtimet nuk më lejuan të luaja”, tha fillimisht Neymar.

Tutje, Neymar është shprehur se do të luajnë për të fituar Ligën e Kampionëve, pasi që nuk kanë qenë kurrë kaq afër sa janë këtë stinor.

“Me ndihmën e shokëve të skuadrës kam qenë në gjendje t’i kapërcej problemet dhe të përqendrohem në ato që kanë vërtet rëndësi, shfaqjet tona në fushë, që përkthehen në tituj. Tifozët, klubi dhe të gjithë mbështetësit mund ta shohin egon tonë në çdo ndeshje. Unë jam në formën më të mirë që kur kam arritur në Paris.

Në ekip jemi si një familje. Nuk fshihemi, duam ta fitojmë Champions-in. Ne do të luftojmë për këtë, sepse nuk kemi qenë kurrë kaq afër”, përfundoi Neymar.

Ndeshja ndërmjet Atalantës dhe PSG-së, zhvillohet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat