Garsia mbron Sarrin

Futboll

Garsia mbron Sarrin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:40
Garsia mbron Sarrin

Trajneri i Lionit, Rudi Garsia ka mbrojtur trajnerin e Juventusit, Mauricio Sarri përpara përplasjes së tyre në Ligën e Kampionëve. Sarri ka marrë shumë kritika për stilin e tij të lojës në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë por kundërshtari i tij në Champions, Garsia mendon se Sarri e fitoi kampionatin në 36 ndeshje.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” Garsia u shpreh: “I kam parë ndeshjet e Juventusit. E di që ato janë ato që janë edhe pse nuk kanë luajtur mirë. Juventusi fitoi kampionatin në 36 ndeshje, dhe jo për shkak të paraqitjeve të dobëta të kndërshtarëve. Ne mund të themi që kanë luajtur më dobët se më parë, por ato sërish janë shumë të fortë. Ato e kanë në ADN fitoren dhe çdo trajner që vjen duhet ta dijë këtë gjë.

Sarri e bëri dhe fitoi dhe tani po gjykohet.Ajo që mund të them është se ato janë sërish më të mirët”. Trajneri i Lionit, Garsia foli edhe për ndalesën para kohe të kampionatit francez. “Të gjithë rifilluan sërish përveç nesh, kështu që i bie që vendimi ishte i nxituar. Do ishte më mirë të prsinim dhe të shikonim se çfarë do bënin të tjerët. Ligat dhe UEFA duhet të kishin ndarë më shumë informacione mes tyre.

Këtu në Francë problemi është ekonomik. Ne kemi humbur miliona  dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është të gjejmë një mënyrë për të gjetur para”, përfundoi Garsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat