Kaos në futbollin e Shqipërisë

Futboll

Kaos në futbollin e Shqipërisë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:50
Kaos në futbollin e Shqipërisë

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin e ardhshëm dhe sipas një vendimi të marrë së fundmi bëhet me dije se më 12 shtator kampionati nuk do të fillojë sipas planifikimit të parë, në rast se nuk plotësohen 4 kushte nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ky vendim vjen sepse sipas Ligës Profesioniste Qeveria nuk ka mbajtur premtimet për zgjidhjen e problemeve të klubeve.

Në këtë situatë kërkohet nga qeveria:

Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat