Dukagjinit i largohet futbollisti i dalluar!

Futboll

Dukagjinit i largohet futbollisti i dalluar!

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:53
Dukagjinit i largohet futbollisti i dalluar!

Ish-futbollisti i Vëllaznimit që në edicionin e kaluar ishte pjesë e Dukagjinit, Jeton Dushi, është larguar nga skuadra nga Klina.

Dushi ka falënderuar kryesinë dhe futbollistët e Dukagjinit për korrektësinë e treguar gjatë këtij edicioni, përcjellë Olle.

“Që nga sot nuk jam më pjesë e Dukagjinit dhe jam futbollist i lirë”, theksoi Dushi.

“E falënderoj shumë drejtorin e klubit, Fabian Veselin, stafin e trajnerëve që punuam së bashku, po ashtu edhe shokët e skuadrës për mikpritjen që më dhuruan”.

“I përshëndes të gjithë qytetarët e Klinës, të cilët na mbështetën gjatë gjithë kampionatit. Shumë respekt dhe dashuri për ju”, u shpreh mesfushori gjakovar.

Dushi tani është në pritje të ofertave në afatin kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat