Reali gati ta transferojë në Madrid

Futboll

Reali gati ta transferojë në Madrid

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:00
Rafael Leaos

Aventura e Rafael Leaos te Milani mund të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi 21-vjeçari portugez nuk ka arritur të bindë Piolin për një vend si titullar dhe kuqezinjtë nuk e shohin më si të pashitshëm.

Sipas medias sportive spanjolle “Don Balon”, sulmuesi 21-vjeçar ka përfunduar në “radarët’ e Realit të Madridit, pasi Zinedine Zidane e shikon si pasuesin ideal të francezit Karim Benzema, rol që dështuan ta bëjnë emra si Mariano Diaz dhe Luca Jovic.

Plani i Zidane është që Leao të transferohet në Madrid dhe të bëjë rezervën e Benzema, për t’u rritur dhe fituar eksperiencë, me qëllim që pas një apo dy sezonesh të marrë vendin e 32-vjeçarit francez.

Milani pagoi 35 milionë euro për kartonin e Leaos verën e kaluar, ndërsa tani drejtuesit kuqezi do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë prej tij në këmbim të të njëjtës shifër, të cilën Reali i Madridit nuk e ka aspak problem ta paguajë.

Në sezonin e tij të parë te Milani, Rafael Leao luajti për 33 ndeshje, shumicën e të cilave i nisi nga pankina dhe arriti të shënojë edhe 6 gola, por mosha vetëm 21-vjeçare premton për një të ardhme të ndritur të sulmuesit portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat