Werderi vihet në lëvizje për zëvendësuesin e Rashicës

Futboll

Werderi vihet në lëvizje për zëvendësuesin e Rashicës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:22
Werderi

Werder Bremen është vënë në lëvizje për zëvendësuesin e Milot Rashicës, i cili pritet të largohet këtë afat kalimtar.

Bild raporton se skuadra gjermane është në bisedime me Manchester United për huazimin e anësorit Tahith Chong.

20 vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje në Premierligë në sezonin 2019-2020 dhe është në kërkim të më shumë minutave të skuadrës së parë.

Një lëvizje te Werder Bremen do të kishte kuptim për Chong, me skuadrën e Bundesligës se do të shesë lojtarin kryesor të tyre, Milot Rashica.

Ylli i Kosovës së fundi është rikthyer te Werder për fillimin e stërvitjeve për sezonin e ri, teksa është në pritje të finalizimit të destinacionit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat