Galatasaray konfirmon përforcimin - Bota Sot
Galatasaray konfirmon përforcimin

Futboll

Galatasaray konfirmon përforcimin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:34
Turan

Galatasaray ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Arda Turan.

Ai së fundmi ishte pjesë e Istanbul Basaksehirit, ku ishte i huazuar nga Barcelona, me të cilën i ka skaduar kontrata.

Turku do t’i bashkohet Galatasarayt si futbollist i lirë.

33-vjeçari do të kërkojë ta ringjallë karrierën e tij me klubin e fëmijërisë, ku numëron 191 paraqitje, 44 gola dhe 76 asistime.

Turan raportohet se ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat