Gjilani me lajm të madh

Futboll

Gjilani me lajm të madh

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:58
Progni

Skuadra e futbollit Gjilani, nënkampion i Kosovës, ka vazhduar kontratat me disa lojtarë kryesorë.

“SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Bushiç dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër.

Duke qenë sulmi i ekipit ishte më efikasi në gjithë Superligën e Kosovës në edicionin e fundit me 61 gola, drejtuesit e klubit janë angazhuar për t’i siguruar gjithë futbollistët e këtij reparti edhe për edicionet e radhës.

Fiton Hajdari – 2022,  Gerhard Progni -2021, Tomislav Bushiç – 2021, Keita Razak deri në vitin 2021”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat