Shqiptari si i çartur në Finlandë, shënon supergol!

Futboll

Shqiptari si i çartur në Finlandë, shënon supergol!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:43
Ademi

Nuk ka më shumë se 21 vjeç por është në formën më të mirë. 

Është fjala për sulmuesin shqiptar Albion Ademi! Ai me ekipin e Mariehamnit shënojnë fitore me rezultat 2:0 kundër liderit të derisotshëm, Inter Turku, në ndeshjen e javës së 8-të të elitës së futbollit finlandez. 

Ai e merr një top dhe si i çartur e kalon një futbollist dhe nga rreth 17 metra me goditje të fortë shënon supergol në këndin e epërm të portës së Inter Turkut, 1:0. 

Në minutën e 71-të Ademi asistoi deri te Makrillos, ky i fundit shënon nga rreth 20 metra në këndin e poshtëm të majtë të portës së mysafirëve, 2:0. 

Ademi ka shënuar pesë gola për 8 ndeshje, renditet i dyti në listën e shënuesve dhe ka një gol me pak se Furuholm i Inter Turkut dhe Niskanen i FC KUPS.  

Ademi u zëvendësua në fund të takimit, i cili ka qenë prej më të mirëve në fushë. Inter Turku bie në vend të dytë me 16 pikë sa ka edhe lideri i ri KUPS dhe Mariehamn është në pozitën e shtatë me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat