Tre gola në fund të takimit, Shakhtar Donetsk shemb Wolfsburgun - Bota Sot
Tre gola në fund të takimit, Shakhtar Donetsk shemb Wolfsburgun

Futboll

Tre gola në fund të takimit, Shakhtar Donetsk shemb Wolfsburgun

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:53
Tre gola në fund të takimit, Shakhtar Donetsk shemb Wolfsburgun

Skuadra gjermane Wolfsburg eliminohet nga garat e Europa League. 

Ata si mysafirë u mundën me rezultat 3:0 nga skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk.

Deri në minutën e 89-të rezultati ka qenë baras (0:0) por në fund Wolfsburgu u shemb, duke pësuar tre herë. 

Golat i realizuan futbollistët Moraes (89' e 90+3'), Solomon (90+1').  Në minutën e 68-të, Khocholava i Shakhtar përjashtohet direkt me karton të kuq dhe pas dy minutave edhe Brooks i Wolfsburgut por ky për shkak të dy kartonëve të verdhë.  

Shakhtar e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet në çerekfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat