Fati në short i buzëqeshi Bashkimit të Kumanovës

Futboll

Fati në short i buzëqeshi Bashkimit të Kumanovës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:07
Fati në short i buzëqeshi Bashkimit të Kumanovës

Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Ligën e tretë-grupi Veri, pasi pati më shumë fat në hedhjen e shortit, njofton News-tv. Shorti u hodh sot në ambientet e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Kryetari i KF Bashkimi, Armend Destani, mes emocioneve të mëdha, gjatë një videolidhje direkte nga oborri i FFM-së, e kumtoi lajmin e bukur.

“Sapo përfundoi shorti në lokalet e FFM-së dhe nga sot qyteti ynë do të ketë një ekip në ligën e tretë. Falënderoj shumë z.Lutfi Hydën, i cili na besoi shumë në riorganizimin e klubit, duke dashur që në këto momente të vështira që po kalon Zoti ta ndihmojë në shëndetin e gruas së tij.

Falënderoj edhe kryesinë tonë të re që po bën cmos në riorganizimi e klubit. Gjithashtu falënderojmë edhe tifozët Ilirët dhe lojtarët të cilët kanë luftuar si luana për ngjyrat zi-gjelbër. Një betejë e re sapo ka filluar, andaj ju lutem të gjithëve që të na ndihmoni në këtë rrugëtim, pasi Bashkimi i nevojitet Kumanovës dhe anasjelltas. Ta kthejmë sportin, ta angazhojmë rininë. Faleminderit dhe urime të gjithëve”, përfundoi deklaratën e tij Armend Destani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat