James buzë kalimit në Atletico Madrid

Futboll

James buzë kalimit në Atletico Madrid

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:32
James Rodriguez

Largimi i James Rodriguez nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere tashmë është i sigurt.

Mungesat e hapësirave te Los Blancos po e detyrojnë yllin kolumbian për të cilin Reali shpenzoi 80 mln euro për ta blerë nga Monaco në 2014-ën të largohet përfundimisht nga skuadra merengues në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta dhe të jetë lideri i Kolumbisë në Kupën e Amerikës dhe Botërorin Katar 2022.

Real Madrid e huazoi për dy vite te Bayern Munich dhe në fund gjermanët nuk e blenë. Sezonin e fundit te spanjollët hapësirat ishin edhe më të pakta dhe këtë verë James do të ndryshojë ekip.

Lajmet e fundit thonë se do të mbetet në Madrid do të veshë fanellën e rivalëve të qytetit, Mesfushori me tipare sulmuesi pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Shifra që do të paguhet për të është mjaft e ulët, 10-15 milion euro. Gjithsesi kjo mund të justifikohet me sezonin fundit.

James luajti në La Liga vetëm tetë ndeshje, pesë prej të cilave i nisi nga fillimi. Në 4 sezonet që ka qenë pjesë e Realit, James numëron 125 paraqitje dhe 37 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat