KF Arbëria zyrtarizon dy transferime

Futboll

KF Arbëria zyrtarizon dy transferime

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:37
KF Arbëria zyrtarizon dy transferime

Skuadra që për herë të parë është inkuadruar në Superligën e Kosovës, KF Arbëria, ka zyrtarizuar dy transferimet e para.

Arbëria që për trajner ka Arbnor Morinën, ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Aladin Dakovac dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Arbër Pira.

Dakovac vjen nga União Madeira, ndërsa Pira nga Trepça ’89.

Njoftimi i klubit për të dy lojtarët:

KF Arbëria ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit Aladin Đakovac!

Një lojtar me një karrierë të jashtëzakonshme dhe në veçanti të pasur sportive, duke ardhur nga një klub si União Madeira, pritet të sjellë një kualitet të lartë në mesin e fushës së KF Arbëria.

Presidenti i klubit së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn mirëseardhje lojtarit Aladin Dakovac. Shëndet dhe suksese në fanelen e kuqe!

Njoftimi për Arbër Pirën:

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!

Arbër Pira lojtar i cili vjen nga KF Trepça89 ka zgjedhur fanelen e kuqe të KF Arbëria për stinorin e ri.

Presidenti i KF Arbëria Z.Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn mirëseardhje lojtarit Arbër Pira. Ata së bashku janë shprehur optimist se me punë dhe angazhim maksimal do arrijmë objektivat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat