Muharrem Jashari, transferimi i parë i FC Prishtinës

Futboll

Muharrem Jashari, transferimi i parë i FC Prishtinës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:54
Ilustrim

Muharrem Jashari do të jetë transferimi i parë i FC Prishtinës këtë afat kalimtar.

Mesfushori i talentuar ka lënë Trepçën ’89 për t’iu bashkuar kryeqytetasve, ku do të jetë një ndihmë shtesë për ndeshjet në Evropë.

22 vjeçari tashmë ka nisur të stërvitet me Prishtinën, dhe në ditët në vazhdim do të bëhet zyrtarizimi i tij.

FC Prishtina nuk do të ndalet me kaq, pasi janë në bisedime edhe me disa lojtarë, ku do të pasojnë edhe largimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat