Tirana prezanton përforcimin e ri

Futboll

Tirana prezanton përforcimin e ri

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:55
Tirana prezanton përforcimin e ri

Tirana ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme përforcimin e dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Pas largimit të Albi Dokës ishte Toli blerja e parë e bardhebluve për të plotësuar hapësirat e lëna nga ky largim. Ndërkohë tashmë firma ka ardhur edhe me Kristijan Toshevskin.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ka vendosur të vijojë karrierën e tij me kampionët e Shqipërisë, të cilëve do u bashkohet për të nisur fazën përgatitore për kualifikueset e Champions League.

Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e klubit të Vardarit, ku numëroi 22 paraqitje, 1 gol dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat