Atdhe Nuhiu dhe Kieran Lee u larguan zyrtarisht nga Sheffield Wednesday në javën e kaluar pas skadimit të kontratave.
Por, “Yorkshire Live” merr vesh që ende ka mundësi që Lee dhe Nuhiu të rikthehen në “Hillsborough” dhe të jenë pjesë e planeve të trajnerit Garry Monk.
Zyrtarët e klubit pritet të mbajnë bisedime për të diskutuar të ardhmen e tyre, derisa skuadra u dënua me heqjen e 12 pikëve për shkak të thyerjes së rregullave të shpenzimeve.
Kjo çështje mund të ketë ndikim të madh në planet për të ardhmen e ekipit.