Nga zënkat dhe vonesat në stërvitje

Futboll

Nga zënkat dhe vonesat në stërvitje

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:35
Nga zënkat dhe vonesat në stërvitje

I ri, i përshtatshëm dhe i fortë. Stefano Pioli ka zbuluar pas ndalesës për pandemi një Frenk Kesi siç nuk e kishim parë kurrë te Milani. E të mendosh që vetëm 7 muaj më parë ishte pranë transferimi tek Uolverhemptoni. Në pak muaj, afrikani ka ditur të shpërthejë dhe së bashku me Çalhanoglunë, Rebiçin apo Benaserin ka qenë një ndër notat më pozitive të ekipit të tij. Me 23 vite në shpinë, Kesi është lojtari tipik që u nevojitet kuqezinjve sepse vrapon sa dhe di të mbulojë hapësirat si askush tjetër në radhët e “Djallit”.

Kesi nuk është më djaloshi që grindej me Bilian gjatë derbit në mars të vitit të kaluar e as ai që tallej me fanellën e Açerbit pas një fitoreje në Kupën e Italisë. Vonesat në stërvitje thuhet se janë pakësuar, teksa në zhvillimin e mesfushorit kanë ndikuar edhe të bërtiturat e Ibrës që urren mungesën e profesionalizmit.

Për sezonin e ri Milani mund dhe duhet të mbështetet tek afrikani. Ende shumë i ri dhe më hapësirë për t’u rritur, Kesi përfaqëson një vlerë të shtuar si për skuadrën dhe për klubin në rast shitjeje.

Lider në mesfushë, ka gjetur te 4-2-3-1 i Piolit oazën e duhur për të treguar se sa vlen. Tre golat e sezonit të fundit mund të përmirësohen, sidomos nëse shokë si Ibra apo Çalhanoglu nuk i zhvatin penalltitë të cilat deri pak kohë më parë ishin ekskluziviteti i tij, megjithatë, në moshën 23-vjeçare, nuk mund të ishte i përsosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat