Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi, do të duhet të kalojnë në Qipro?

Futboll

Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi, do të duhet të kalojnë në Qipro?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:09
Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi, do të duhet të kalojnë në Qipro?

UEFA është duke konsideruar që të kalojë sfidat eliminatore të skuadrave nga Ballkani në Qipro. E gjithë kjo është për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi, ndërsa Federata e Futbollit Qipros i ka ofruar UEFA-s garanca të forta për organizimin dhe menaxhimin e sfidave eliminatore, andaj vendimi pritet në ditët në vazhdim.

Kjo situatë do të detyrojë skuadrat nga Maqedoni, Serbia, BeH, Mali I Zi dhe Shqipëria, që ndeshjet evropiane ti zhvillojnë në Qipro.

Në rast se UEFA miraton propozimin e tillë, atëhërë Sileksi, Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi, do të duhet të kalojnë në Qipro, për sfidat e tyre të para eliminatore në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa.

Është më se e sigurtë se edhe nëse ndeshjet skuadrave nga Maqedonia zhvillohen në stadiumin “Todor Proeski”, të gjitha do të zhvillohen pa prezencën e tifozëve me protokolle të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat