Nëse e vendos veten në vend të tifozëve të Milanit...

Futboll

Nëse e vendos veten në vend të tifozëve të Milanit...

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:20
Rangnick

Ralf Rangnick e ka komentuar sërish kalimin e tij të dështuar në postin e trajnerit dhe drejtorit teknik në Milan, duke thënë se nuk do të kishte qenë veprim i mençur ta merrte drejtimin e klubit pas ndryshimit pozitiv në San Siro falë Stefano Piolit.

Ish-drejtori sportiv i Red Bull Leipzigut tashmë i ka dhënë fund kontratës së tij me klubin gjerman, pasi që dëshiron ta rinisë karrierën e tij si trajner.

Messi dhuron ndihma për mbi 50 mijë fëmijë në Siri

Ai ishte afër ta arrinte këtë synim këtë vit, pasi për pak sa s’arriti marrëveshje me Milanin për ta marrë rolin e trajnerit dhe drejtorit teknik.

Megjithatë, kalimi i tij në Milan dështoi pasi kuqezinjtë ia zgjatën kontratën trajnerit aktual, Stefano Piolit, falë formës së mirë që shfaqi klubi së fundi.

“Milani ka bërë punë shumë të mirë që nga rinisja e kampionatit, me nëntë fitore dhe tri barazime. Nuk do të kishte qenë veprim i mençur të shkoj atje”, ka thënë Rangnick.

“Nuk ka rëndësi se nga çfarë perspektive e shikon këtë situatë, nga perspektiva ime apo e klubit… thjesht nuk do të kishte veprim i mençur”.

“Nëse e vendos veten në vend të tifozëve të Milanit, nuk do ta kuptoja pse Milani do të dëshironte të ndryshonte diçka – në postin e trajnerit, drejtorit sportiv apo lojtarëve – pas një periudhe kaq pozitive”.

Milani e zuri vendin e gjashtë në tabelën e Serisë A dhe e përfundoi sezonin me një ecuri prej 12 ndeshjeve radhazi pa disfatë që nga rinisja e sezonit në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat